Sulmon vëllain fizikisht, arrestohet nga Policia në Obiliq

Kronikë e zezë

Sulmon vëllain fizikisht, arrestohet nga Policia në Obiliq

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mesnatës së mbrëmshme një mashkull është arrestuar ngase kishte sulmuar vëllain e tij fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Një mashkull K-Qerkez është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat