Plaçkitet një bankë me armë zjarri na Llapnasellë - Bota Sot
Plaçkitet një bankë me armë zjarri na Llapnasellë

Kronikë e zezë

E enjte, 18 tetor 2018

Plaçkitet një bankë me armë zjarri na Llapnasellë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Sot pasdite është grabitur një bankë nën kërcënimin e armëve të zjarrit në Llapnasellë.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për grabitje të armatosur. Rasti ka ndodhur në një filiale të një banke në Llapnasellë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të dyshuarit kanë arritur që të grabisin një sasi të konsiderueshme të hollave. Ndërsa policia ka thënë se është duke e hetuar rasti.

“Persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një sasi të konsiderueshme të parave. Me rastin po merret policia”, ka shtuar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test