Mbyt këmbësorin, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Mbyt këmbësorin, një muaj paraburgim

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:01
Policia e Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit E.B., pasi me veturë kishte goditur këmbësorin V.M., i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Aksidenti kishte ndodhur më 23 shtator të këtij viti, rreth orës 15:50 në Bulevardin “Bill Klinton”, në Prishtinë.

I pandehuri E.B., derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “BMW X1”, ka vepruar në kundërshtim me rregullat e Ligjit mbi Trafikun Rrugor, ashtu që nga pakujdesia kishte goditur këmbësorin V.M., i cili në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me fëmijën trevjeçar N.M.

Derisa V.M. ndërroi jetë nga plagët e marra, fëmija N.M. ka kaluar pa pasoja, pasi ai nuk ishte goditur nga vetura, por si pasojë e frikës ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat