Prangosen burrë e grua, u shisnin përdoruesve të drogës anestezikë për kafshët

Kronikë e zezë

Prangosen burrë e grua, u shisnin përdoruesve të drogës anestezikë për kafshët

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 06:23
Droga

Pas denoncimit në emisionin investigativ "Stop", ku dy persona akuzoheshin se u shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikamente anestezik për kafshët, ka reaguar edhe Policia.

Dy personat, burrë dhe grua janë arrestuar nga policia gjatë mbrëmjes së sotme.

Në pranga përfunduan Telha Kokunja, 52 vjeç, si dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua). Policia thotë se ka sekuestruar në total 30 shishe me ketaminë.

"Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët)", sqaron policia.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi  Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat