Një vdekje aksidentale ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Sipas Policisë një person ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin menjëherë e ka dërguar për tretman mjekësor.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.