Babë e bir qëlluan 18-vjeçarin në Tiranë, zbardhet ngjarja

Kronikë e zezë

Babë e bir qëlluan 18-vjeçarin në Tiranë, zbardhet ngjarja

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:49
Ilustrim

Identifikohen dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :

– Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :

– S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I.

Plagoset me armë një 18-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, rreth orës 12:45, në “Selitë“.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Selitës ku është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut ndërsa dyshohet se kaqenë një konflikt i çastit për motive të dobëta.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Ndërkaq policia njofton:

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat