Plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:31
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë pas mesnatës në një kafiteri në veri të Mitrovicës, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

I plagosuri i cili ka marrë dy plumba në trup është Predrag Bogosavljeviq, pronar i lokalit, ndërsa autor i incidentit, Dushan Sllaviq, i njohur me nofkën ‘Dulle’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 03:15 në kafenenë ‘Gradska kafana Centar’ në veri të Mitrovicës.

“Dyshohet se pas një zënke të çastit ka ardhur deri te një konflikt mes pronarit të kafenesë, i cili  njëherësh është edhe pjesëtar i policisë, por që ka qenë jashtë detyrës zyrtare, si dhe autorit të këtij incidenti. I dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim, derisa policia është duke zhvilluar të gjitha hetimet në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat