Gjatë njëzet e katër orëve të fundit kanë ndodhur dy raste të ndara, ku personat të dyshuar janë arrestuar pasi njëri ka kanosur nënën, kurse, tjetri ka kërcënuar babën e vet.
Sipas Policisë,rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosove, ku është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur nënën e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.