18 vjeçari humb jetën në aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

18 vjeçari humb jetën në aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 08:51
Foto ilustruse

Një 18 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00 si pasojë e goditjes nga një automjet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi I automjetit është ndaluar në polici”, ka thënë Zahiti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat