Gjatë ditës së djeshme në Lipjan është arrestuar një person për dhunë familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në vazhdimësi dyshohet t’i ketë shkaktuar probleme bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.