Policia kap 6 kuaj të ngarkuar me cigare kontrabandë

Kronikë e zezë

Policia kap 6 kuaj të ngarkuar me cigare kontrabandë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Policia raporton se në fshatin Jabllanicë të Pejës në afërsi të kufirit me Malin e Zi nga policia janë zënë 6 kuaj të ngarkuar me disa pako të cigareve të llojeve të ndryshme.

Kuajt me ngarkesë janë dërguar në SPMK Vitomiricë. Gjatë hetimit të rastit janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat