Plaçkitet banka në Çagllavicë, hajnat hyjnë me kallashnikovë

Kronikë e zezë

Plaçkitet banka në Çagllavicë, hajnat hyjnë me kallashnikovë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Dy persona të armatosur kanë kryer plaçkitje në degën e bankës NLB në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00, ndërsa sipas burimeve të Indeksonline shuma e plaçkitur është rreth 6 mijë euro.

Menjëherë vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të policisë të cilat po hetojnë rastin.

Në polici kanë thënë se personat në momentin e plaçkitjes kishin kallashnikovë me vetë.

Të dyshuarit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Rikujtojmë se kohët e fundit janë shtuar dukshëm rastet e plaçkitjeve në banka ndërsa ato kryesisht po ndodhin në rajonin e Prishtinës.

Rasti i fundit ishte të premten në Podujevë, kur persona të armatosur hynë brenda terminalit doganor në Merdare për të plaçkitur një bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat