Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje - Bota Sot
Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje

Kronikë e zezë

E enjte, 15 nëntor 2018

Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një aksioni sot në rajonin e Prishtinës, ka arrestuar pesë persona, për të cilët dyshohet të jenë përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve.

Me këtë rast janë kryer bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur  dhe sekuestruar një revole, disa vetura që dyshohen të jenë përdorë, apo përfituar në forma të inkriminuara në rastet që po hetohen nga policia, si dhe gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme.

Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar  do të procedohen varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test