Përleshje dhe të shtëna me armë në Rogovë

Kronikë e zezë

Përleshje dhe të shtëna me armë në Rogovë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Policia e rajonit të Gjakovës njofton se sot në fshatin Rogovë ka pasur të shtëna me armë ku një person ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, të cilët njëkohësisht kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policia pas marrjes së informacioneve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre nga personat e dyshuar ndërsa një prej tyre është në arrati”, tha zëdhënësja e Policisë së rajonit të Gjakovës Lirije Beqiraj-Podrimaj.

 Po ashtu policia ka konfiskuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personat e arrestuar mbahen në ndalim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat