E tmerrshme se çfarë ndodhi para pak qastesh në Prishtinë në mes të Policisë dhe disa personave

Kronikë e zezë

E tmerrshme se çfarë ndodhi para pak qastesh në Prishtinë në mes të Policisë dhe disa personave

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Detaje rreth përleshjes mes policëve dhe disa personave në Prishtinë.

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër te masave taktiko-operative sot rreth orës 21:00 po ndërmerr për kapjen e të dyshuarve të implikuar në veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale  përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë një veturë  të dyshuar me tre persona në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur, duke filluar ta godasin ne vazhdimësi me veturën e tyre veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta i ka drejtuar armen policëve të cilët në  atë moment duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejt për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve  që atë moment kanë mund te jenë fatale për jetën e policeve.

Ndërkohë qe ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar  mbështetja policore është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës se dyshuar në lagjen “Perroi i  Njelmet” në Prishtinë si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve të këtij rasti.

“I dyshuari i tretë ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe  aktualisht është në arrati, porse i njëjti është i identifikuar dhe është në kërkim policor. Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.

Në veturën e dyshuar policia ka  gjetur dhe sekuestruar, një revole të kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, një shufër metalike, një sasi substancë që dyshohet të jetë marihuane, si dhe disa telefona celular”, tregon policia.

Më tutje, thuhet se oficerët  policor kanë marre lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, përderisa deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

Operacioni për lokalizimin e vendndodhjes se të dyshuarit te trete është duke vazhduar përderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen mëtej në procedurë hetimore.

*** 

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër është plagosur, bëjnë të ditur burme të mediave.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi disa persona që ishin një veturë e zezë që ishte në kërkim nga policia, ishte duke i shitur armë një grupi tjetër dhe sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që lidh Prishtinën me Mitrovicën, në rrugën që shpie për në Fushë-Kosovë dhe ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ku i vdekur ka mbetur njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një tjetër.

Lajmi akoma nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat