Gjatë aksionit policor, dy të arrestuar, ka dhe të lënduar

Kronikë e zezë

Gjatë aksionit policor, dy të arrestuar, ka dhe të lënduar

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 23:36
Foto ilustrim: Policia e Kosovës

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës të zhvilluar sonte në Lagjen Përroi i Njelmët në Prishtinë, ku policia gjatë ndjekjes së tre të dyshuarve është detyruar të përdor edhe armë zjarri.

Incidentin mes policisë dhe të dyshuarve e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka njoftuar se gjatë aksionit policor janë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë.

“Mund të ju konfirmoj qe sonte gjatë realizimit të detyrave operacionale nga njësitet policore ne lagjen "Përroi i Njelmët" nga rrethi i “Ismetit” në drejtim të “Zonës Industriale” eshte vërejtur një veturë të dyshimt me targa te njohura per policinë dhe te njëjtes nga zyrtaret policor i është dhënë shenjë për tu ndalur. Pasi qe te dyshuarit kanë kuptuar se do te ndaloheshin nga Policia, kanë filluar të ikin, në drejtim të “Zonës Industriale” Njësia Policore iu është vu në ndjekje, ku gjatë ndjekjes, të dyshuarit me veturen e tyre disa here kanë goditë veturën policore ku si pasoj e kesaj zyrtaret policor kane pesuar edhe lendime. Gjatë ndjekjes njëri nga të dyshuarit ka drejtuar një armë drejt policëve, dhe zyrtari policor eshte detyruar të shtie me armë në drejtim të të dyshuarëve. Në asistencë kanë dale edhe njësi të tjera te PK-së. Deri ne keto momente nuk raportohet per të plagosur apo viktima tjera. Gjate operacioni Policia ka arrestuar dy persona te dyshuar te involvuar, perderisa eshte edhe ne kerkim te personit te tretë. Njesitet kompetente policore jane duke vazhduar me operacionin dhe hetimin me ne detaje te ketij incidenti ku per rrethanat tjera do te njoftoheni me kohe.

Policia mbetet e perkushtuar ne realizimin e detyrave zyrtare ne funksion te zbatimit te ligjit dhe krijimit te nje sigurie me te madhe per qytetaret duke luftuar te gjitha dukurite negative dhe krimet ne pergjithesi”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat