Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë - Bota Sot
Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë

Kronikë e zezë

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 10:00
Foto ilustruse

Një punëtor i një kompanie private që ishte kontraktuar nga KEDS ka vdekur gjatë largimit të shtyllave të vjetra në fshatin Banjë të Malishevës pasi njëra nga to i ka rënë në kokë.

Në komunën e Malishevës pas një incidenti ka ndërruar jetë një punëtor në vendin e tij të punës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha. Ai ka thënë se personi në fjalë është rreth moshës 50 vjeçare.

“Rasti ka ndodhur dje pas orës 16.00 në fshatin Banjë të Malishevës, kjo ka ndodhur derisa ai ka qenë duke monitoruar shtyllat e reja. Fatkeqësisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës me kamion, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin. Personi në fjalë besohet të ketë qenë rreth moshës 50 vjeç”, ka thënë Berisha.

Berisha ka shtuar se punëtori ka vdekur në vend ndërsa në Shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test