Arrestohen gjashtë persona për grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohen gjashtë persona për grabitje

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se operacioni i djeshëm në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve.

Policia përmes një komunikate njofton se si të dyshuar për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës janë arrestuar:  Xh.Sh. 50 vjeç, F.G.  42 vjeç, L.Sh. 21 vjeç, I. A. 20 vjeç, A.H. 35 vjeç, si dhe F.C. 27 vjeç, të gjithë të gjinisë mashkullore dhe të gjithë shtetas të Kosovës.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë operacionit, policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale një revole, trembëdhjetë vetura të llojeve të ndryshme, dy motoçikleta,  dy laptopë, dhjetëra telefona celularë dhe çelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të  ndryshme të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Media ka raportuar dje për këtë rast. /Kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat