Aksident trafiku në Mitrovicë, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Mitrovicë, katër të lënduar

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:29
Ilustrim

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, në zonën e Tunelit të Parë.

Në aksident ishin përfshirë tri vetura civile me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovice”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat