Infermier dhe sekser në universitet, vihet në pranga

Kronikë e zezë

Infermier dhe sekser në universitet, vihet në pranga

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:45
Ilustrim

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar.

Sipas policisë, në pranga është vënë Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan (me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës).

Policia bën të ditur se ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat