Një i vdekur në aksident trafiku në Pejë

Kronikë e zezë

Një i vdekur në aksident trafiku në Pejë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 00:15
Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Pejë.

Lajmin për kallxo.com e konfirmoi zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, rreth orës 22:40, Policia ka marrë një informacion se ka ndodhur një aksident në Pejë.

“Në aksident kane qenë të përfshirë një veturë dhe një biçiklist. Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria”, tha Driton Rugova.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat