Aksident në Vlorë i riu shtyp për vdekje të moshuarin

Kronikë e zezë

Aksident në Vlorë i riu shtyp për vdekje të moshuarin

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “transballkanike”.

Një djalë 27 vjeçar ka përplasur një këmbësor në moshë të thyer. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari rreth 70 vjeç ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

I riu me inicialet O.I është shoqëruar nga policia në komisariat për të dhënë shpjegimet për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat