Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:57
Foto

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës në “Transballkanike” pranë stacionit të trenit në Vlorë.

Mësohet se automjeti tip BMW, me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësorë të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat