Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Lebanë të Podujevës.
Sipas mediave vendore aksioni ka nisur që herët dhe cak i tij ishte një lokal që merrej me shitblerjen e motorëve të makinave.
Në vendin e aksionit janë parë edhe Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe se aktualisht nuk ka informacione nëse ka pasur arrestime apo jo.
Duhet cekur se këtë javë një aksion i madh i policisë ishte zhvilluar edhe në fshatin Trudë ku janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar 13 vetura të cilat dyshohet se janë blerë nga grupi me para të grabitura.