Dy të arrestuar për vdekjen në fabrikën e çimentos

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për vdekjen në fabrikën e çimentos

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:28
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar si përgjegjës për vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e një punëtori tjetër në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme.

Të arrestuarit janë Gëzim Spaho, 66 vjeç, menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë fabrikës së çimentos dhe Gëzim Jaçellari, 65 vjeç , teknik ndërtimi.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas: V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, inxhinjer dhe M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, përgjegjës turni, 

"Arrestimi dhe proçedimi ndaj këtyre shtetasve u bë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" të parashikuar nga neni 289 i Kodit  Penal, për arsye se këta shtetas nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë,  për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan  si dhe është plagosur shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën" informon policia e Elbasanit

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat