Të shtëna me armë në Pejë, një i arrestuar për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Pejë, një i arrestuar për tentim vrasje

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi pas një mosmarrëveshje janë kacafytur dhe rrahur në mes vete.

Njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit-revolen, duke shtëne në drejtim të dyshuarit tjetër i cili ishte duke u larguar me automjetin e tije me tabela vendore por pa pasoja.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek kal.7.65 mm.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit nuk ka dorëzuar armën e zjarrit. Me vendimin e Prokurorit, të dyshuari janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat