Të hënën në Gjakovë janë shënuar dy raste të dhunës në familje
Në rastin e parë, është arrestuar një i dyshuar i cili në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në rastin e dytë, një viktimë femër ka informuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore është dërguar në shtëpi të sigurt.
Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar, njofton Policia e Kosovës.