Një vajzë 34 vjeçare nga Begraca e Kaçaniku, ka disa ditë që nuk ka informacion për vendndodhjen e saj.
Familjarët e Gjelane Rrahmanit (1984) kanë apeluar gjithë personat që në rast se kanë ndonjë informacion të lajmërojnë organet e rendit ose në këtë numër të telefonit [044 767 046]
Ndryshe, rasti në fjalë është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës.
“Ankuesi ka informuar se motra e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.