Tre të lënduar në aksidentin në Mitrovicë - Bota Sot
Tre të lënduar në aksidentin në Mitrovicë

Kronikë e zezë

E enjte, 15 nëntor 2018

Tre të lënduar në aksidentin në Mitrovicë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Kçiç.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas tij në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa policia është duke zhvilluar hetime për ndriçimin e plotë të shkakut të aksidentit.

“Të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test