Në Vushtrri aksident me 11 të lënduar

Kronikë e zezë

Në Vushtrri aksident me 11 të lënduar

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në një rrugë lokale në fshatin Studime e Epërme të Vushtrrisë. Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 11 persona.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, kurse të lënduarit pas tretmanit mjekësor ne QKMF Vushtrri janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat