Vrasësi nga Kosova, i kërkuar nga Interpoli, arrestohet në doganën e Morinës

Kronikë e zezë

Vrasësi nga Kosova, i kërkuar nga Interpoli, arrestohet në doganën e Morinës

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Një vrasës nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua sot në Doganën e Morinës, Kukës,  kur u paraqit për të ikur në vendin e tij. Ai u  zbulua nga dokumentat që paraqiti.

Policia e Kukësit njoftoi se Policia Kufitare në Morinë, në dalje, bëri ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog-Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017 .

Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak. Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat