Policia raporton se në një lokal në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë ka shpërthyer një bombolë gazi.
Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.