Grinden për parkimin, 52-vjeçari ther me thikë 34-vjeçarin në Tiranë

Kronikë e zezë

Grinden për parkimin, 52-vjeçari ther me thikë 34-vjeçarin në Tiranë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 23:07
Ilustrim

Dy persona janë grindur për një vend parkimi në Tiranë. Ngjarja e cila ka ndodhur në rrugën “Islam Alla”, ka degjeneruar me përdorimin e mjeteve prerëse. Për pasojë, 52-vjeçari M. K., ka plagosur me thikë 34-vjeçarin A. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia vendore sqaron se autori i dyshuar i plagosjes, është prangosur në flagrancë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të të dyshuarit për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- M. K., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Islam Alla” gjatë një konflikti për motive të dobëta (vend parkimi) ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat