Në kërkim për plagosje dhë vjedhje, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Kronikë e zezë

Në kërkim për plagosje dhë vjedhje, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrstura një shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë, Vjedhje, Shkatërrimi i pronës dhe mosbindjen ndaj urdhërit të punonjësit të policisë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me Burg” për veprat penale të lartëpërmendura.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim shtetasin:

Thanas Beko, 32 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.

Pas informacioneve të marra nga Seksioni i Krimeve në  Komisariatin  e Policisë Elbasan dhe pas një pune të  mirëorganizuar u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me Burg” për veprat penale të lartëpërmendura.

Po kështu nga veprimet hetimore dhe operative rezulton se ky shtetas është i dyshuar edhe për disa vjedhje dhe konkretisht:

Më datë 07.02.2018, në lagjen “Shenkoll”, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases S. Z.,

Më datë 02.05.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases M. S.,

Më datë 30.10.2018, në lagjen ” Shënkoll”, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në  banesën e shtetases L. N.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat