Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një pompë derivatesh

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një pompë derivatesh

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer një grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Kramovik të Rahovecit.

Ngjarja kishte ndodhur më 27 tetor rreth orës 3 të mëngjesit dhe ishtë bërë nën kërcënimin e armëve.

Drejtoria rajona e Policisë në Gjakovë ka kryer një bastisje në fshatin Kralan të Gjakovës me ç’ rast ka arritur të arrestoj personin e dyshuar: A.A, (1996).

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: Sasi e narkotikëve e dyshuar si marihuan 486 gram, Sasi e narkotikëve 10 gram e dyshuar si kokainë, Një peshore e cila shërben për matjen e substancës se dyshuar, Një pushkë automatike AK-47 me tre fishek, Një pistoletë e kalibrit 6.35 mm, me katër fishek, Një pushkë gjuetie, Një pushkë ajrore-rekreative, Një jelek taktik i forcave speciale Swat, Dy këllëfë për mbajtjen e armëve, Dy palë dorëza, Mjete te mprehta (thika dhe një boks hekuri), bateri dore dhe një palë dylbi

Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit po vazhdojnë hetimet ndërsa personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat