17 vjeçar arrestohet për grabitjen e barnatores

Kronikë e zezë

17 vjeçar arrestohet për grabitjen e barnatores

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një 17 vjeçar me iniciale G. M., është arrestuar në Vushtrri për një grabitje në një barnatore në Vushtrri, me ç’rast i maskuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur një shumë të hollash prej 150 euro.

Rasti kishte ndodhur më 22 tetor, ndërsa pas një hetimi intensiv dhe dyshimeve të arsyeshme me datën 7 nëntor, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin: G. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ndaj tije do të ngrihet kallëzim penal për vepër penale ‘grabitje’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat