Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar sot disa pika kontrolli me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të transportit publik për qytetart, ku përgjatë 1 ore kanë verifikuar dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.
Policia thotë se ky kontroll ka nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj.
Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.