Një shqiptar dhe një serb arrestohen për ryshfet

Kronikë e zezë

Një shqiptar dhe një serb arrestohen për ryshfet

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka arrestuar dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti dhe përvetësim në detyrë.

Personat e arrestuar dje lidhur me këtë rast janë S. V. serb – gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe P. M. shqiptar – zyrtar në Ministrinë e Diasporës.

Ata dyshohet se kanë shkëmbyer dhënien e parave në shumë prej 3 mijë euro para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë

Ndaj të dyshuarve pas intervistimit dhe kompletimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, njofton sot Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat