Qëlloi për vdekje me armë zyrtarin, arrestohet autori i vrasjes në Selenicë

Kronikë e zezë

Qëlloi për vdekje me armë zyrtarin, arrestohet autori i vrasjes në Selenicë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në fshatin Kot të Selenicës në Vlorë.

Dyshohet se 43-vjeçari me inicialet  A.D,  ka qëlluar sot me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe  ka  identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç  nga fshati Gumenicë  .

Forcat e  policisë  janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e Vlorës kap dhe arreston autorin e dyshuar te ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat