Therje me thikë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Prishtinë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:18
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur me viktimën mashkull e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një thikë.

Sipas Policisë, në mesin e të arrestuarve janë dy të mitur.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësorë në QKUK.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat