E mitura sulmohet fizikisht në Prizren

Kronikë e zezë

E mitura sulmohet fizikisht në Prizren

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi që të njëjtit i kishin sulmuar fizikisht dhe më pas i kishin vjedhur një telefon mobil nga viktima femër e moshës së mitur.

Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar mashkull i cili kishte blerë telefonit e vjedhur.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat