Aksident i rëndë në Drelaj të Pejës, dy vetura bien nga ura

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Drelaj të Pejës, dy vetura bien nga ura

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:13
Pamje nga aksidenti

Sot në orën 09:20 të mëngjesit, dy vetura kanë rrëshqitur nga një urë dhe kanë rënë në lumë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drelaj të Pejës, ku veturat kanë rënë poshtë si pasojë e ngricave.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, që ka konfirmuar se nga ky aksident askush nuk ka lëndime.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drelaj dhe fatmirësisht nuk ka as të lënduar. Deri te aksidenti ka ndodhur si pasojë e rrugës së rrëshqitshme”, ka thënë Rugova përmes telefonit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat