Gjakovë, arrestohen shtatë persona

Kronikë e zezë

Gjakovë, arrestohen shtatë persona

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Drejtoria e Policisë Rajonale në Gjakovë dje në bashkëpunim me Prokurorinë kanë realizuar një plan operativ ku kanë arrestuar shtatë persona të dyshimtë dhe disa të tjerë janë dërguar në Polici për t’u intervistuar.

Gjatë këtij plani janë bastisur dy lokale (kafene) në Gjakovë ku janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe substancave narkotike.

Një armë zjarri, revole, një karikator me 8 plumba kal. 7.62 mm, dy qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 42 gr, një paketim letra për mbështjellje të narkotikëve, një sasi e pikave të dyshimta, një sprej i tipit OC, disa thika dhe mjete tjera të rrezikshme.

Dy prej të arrestuarve me urdhër të prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat