Në pasditën e sotme, në rrugën Komoran-Drenas, konkretisht në fshatin Zebel i Ulët, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Sipas burimeve të KosovaPress-it, një i ri ka vdekur si shkak i këtij aksidenti.
Sipas këtyre burimeve viktima ka qenë duke drejtuar një motocikletë.
Një gjë të tillë ka pohuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një përgjigje për KosovaPress.
“Rreth orës 14:30 në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident me fatalitet. Të përfshira një motocikletë dhe një veturë Golf 4”, tha Kelani.
Mes tjerash, ai ka njoftuar se njësitë policore, pas njoftimit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.