Nën kërcënim të armëve tentohet një plaçkitje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Nën kërcënim të armëve tentohet një plaçkitje në Prishtinë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Policia raporton se mbrëmë tre persona nën kërcënim të armëve kanë tentuar ta grabisin një dyqan në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 30 ku pronari i dyqanit ka raportuar se derisa ishte duke punuar  tre të dyshuar  nën kërcënim të armës, përkatësisht shkopit dhe thikës, kanë tentuar të grabitin arkën mirëpo pasi është aktivizuar alarmi të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat