Policia jep detaje për aksidentin në Drenas ku vdiq një 17 vjeçar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Drenas ku vdiq një 17 vjeçar

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Dje pasdite në fshatin Zabel i Ulët të Gllogocit ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën një 17 vjeçar.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti dhe një motoçiklete, me ç’rast lëndime vdekjeprurëse ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje ngasësi i automjetit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat