I mituri ther me thikë një person

Kronikë e zezë

I mituri ther me thikë një person

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të moshës së mitur pasi i njëjti gjatë një përleshje fizike që kishte pasur me viktimën e kishte goditur atë thikë në shpinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gaqkë të Ferizajt ku viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat