Alarmante nga aksidentet e lehta me lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Alarmante nga aksidentet e lehta me lëndime të rënda

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Pamje nga aksidenti

Rritja enorme e aksidenteve të komunikacionit me dëme të vogla materiale, por më lëndime të rënda trupore, po konsiderohet si shqetësim i madh për Industrinë e Sigurimeve, por edhe për qytetaret që i kanë shkaktuar ato.

Kjo  pasi që një numër i madh i tyre duhet të përballen me institucionet e drejtësisë padrejtësisë pasi që individë të caktuar duket tentuar të përfitojnë sa më shumë po iu ofrojnë kompanive të sigurimeve dëshmi për lëndime të rënda trupore, deri sa makina e tyre është gërvisht më pakë se 10 centimetër.

Organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës të mërkurën në Prishtinë është organizuar tryeza “ Numri alarmant i të lënduarve lehtë në aksidentet të komunikacionit” e ku pjesëmarrës në të kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, zyrtare të Policisë së Kosovës, përfaqësues të bankës Qendrore të Kosovës, drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtori i mjekësisë ligjore, por edhe drejtues dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve që operojnë në vendin tonë.

Në hapjen e takimit, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë se bazuar në të dhëna që I kanë nga kompanitë e sigurimeve veç e veç, por bazuar edhe në të dhëna publike të Policisë së Kosovës, shihet se në vazhdimësi ka një rritje të aksidenteve më dëmtime minimale materiale, por bazuar në dokumentet që ata sjellin në kompani të sigurimeve për rimbursim, shihet se shuma e mjeteve për trajtim shëndetësor është jashtë çdo normale.

“Ta zëmë, ne kemi pasur raste kur dëmi në makinë nga aksidenti është 100 euro, e dëmi shëndetësor mbi 5000, apo edhe më shumë euro. Shpesh herë nuk përputhet diagnoza, apo edhe incizimet me të dhënat e personit në fjalë. Nuk janë të vogla rastet kur qytetaret sjellin nëpër kompani incizime të vjetra të personave të tjerë, madje ato as nga afër nuk përkojnë me diagnozën e qytetarit i cili aplikon për rimbursim në kompani të sigurimit. Fatkeqësisht janë në rritje kërkesat e qytetareve që aplikojnë për rimbursim me diagnozë të njëjtë e që fatkeqësisht disa nga to është e vështirë të verifikohen më pastaj nga ne” ka thënë drejtori Mazreku.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu para të pranishmeve përmes një prezantimi ka publikuar dëshmi se si qytetarët duke shfrytëzuar raporte mjekësore tentojnë të përfitojnë shuma të mëdha parash nga kompanitë e sigurimeve.

Ai ka thënë se gjykatat e Kosovës nuk po i sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi.

Edhe Basri Lenjani, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Emergjente të Kosovës nuk i përjashtoi mundësitë e keqpërdorimeve, por ai ftoi publikisht të gjithë të pranishmit që të flasin konkretisht me emra në rastet kur dyshohet se diagnoza që ia ka shënuar mjeku nuk përputhet me gjendjen reale të personit që ka qenë pjesë e aksidentit.

Po ashtu, gjatë prezantimit edhe Samedin Mehmeti nga Policia e Kosovës foli për procedurat e policisë në rastet e aksidenteve. Po ashtu, për procedura foli edhe Sebahate Muharremi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat