Digjet qëllimisht një veturë në Pejë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Digjet qëllimisht një veturë në Pejë, Policia jep detaje

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:51
Ilustrim

Sot rreth orës 20:00, qëllimisht i është vënë flaka një veture në rrugën “Faik Konica” në Pejë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë arritur ta fikun zjarrin, mirëpo dëmet materiale në vetura janë të mëdha.

Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar në këtë incident dhe se ende nuk kanë arritur ta identifikojnë kryerësin e veprës penale.

“Sot rreth orës 19:57 në rrugën “Faik Konica” ka ndodhë një incident, respektivisht një veturë Audi Q3, ngjyrë e bardhë me targa vendore. Sipas hetimeve preliminare, veturës i është vënë flaka qëllimisht, me këtë rast besohet se është përdorur një derivat ndezës, lloji nuk dihet por besohet se është benzinë. Vetura e djegur është pronë e viktimës, i cili është banorë i Pejës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin, por dëmet materiale në veturë janë të konsiderueshme. Policia ka bërë sigurimin e vendi të ngjarjes dhe janë përgjigjur njësitë adekuate policore. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore për ta identifikuar kryerësin e kësaj vepre penale. Rastin e kanë marrë njësitet rajonale të hetimeve të drejtorisë rajonale të Policisë së Pejës” ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat