Një burrë plagos një grua me thikë në Lushnjë

Kronikë e zezë

Një burrë plagos një grua me thikë në Lushnjë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 00:09
Ilustrim

Enigmë mbeten ende motivet e një plagosje me thikë në një fshat të Lushnjës.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se Th. B., 63 vjeç, banues në fshatin Pluk, ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë, shtetasen M. B., e cila pas mjekimit në spital u largua për në banesë.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 13. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për shtetasin Th. B., vjeç 63, banues në fshatin Pluk, sepse ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë, shtetasen M. B., e cila pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat